Test psikologjik/ Imazhi i parë që dalloni në këtë foto tregon një tipar të fshehur të personalitetit tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Test psikologjik/ Imazhi i parë që dalloni në këtë foto tregon një tipar të fshehur të personalitetit tuaj

Iluzionet optike janë ilustrime të vizatimeve dhe fotografive të cilat mund të perceptohen në mënyra të ndryshme. Nga ana psikologjike, shumë prej tyre mund t’ju ndihmojnë të zbuloni pjesë të fshehta të personalitetit tuaj. Imazhi i mësipërm mund të arrijë të përcaktojë cilat janë ato duke u bazuar në objektin/kafshën e parë që shihni.

 

Zgjedhjet janë:

 

Advertisement

1. Fytyra (në qendër të figurës)

2. Pema në formë truri (në qendër të figurës, brenda fytyrës)

 

3. Zogjtë (në anën e djathtë të figurës dhe poshtë)

Advertisement

Fytyra

 

Nëse figura e parë që patë në këtë iluzion optik është fytyra, kjo zgjedhje tregon se jeni ende duke u përpjekur të gjeni krijoni një imazh për veten tuaj. Nuk mund të identifikoni lehtësisht çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Bota ju duket e pafundme dhe e mbushur me mundësi të mrekullueshme dhe emocionuese, por ende nuk e keni kuptuar se cili është vendi juaj në të. Vazhdimisht ju pëlqen të tregoni anë të ndryshme të vetes që të kuptoni sesi mund të dukeni më simpatikë në sytë e të tjerëve. Duhet të kuptoni se kjo nuk është aspak e rëndësishme. Mos gaboni duke u përpjekur të dukeni perfektë, por mësoni të përqafoni veten më të mirat dhe të këqijat tuaja.

 

Advertisement

Pema në formë truri

 

Nëse figura e parë që patë është pema, kjo tregon se jeni gjithnjë duke kërkuar të mësoni nga të gjitha fushat. Ju jeni një person shumë kureshtar që dëshiron të përvetësojë njohuri për vende, dukuri dhe filozofi nga më të ndryshmet. Doni të mësoni sa më shumë rreth sjelleve organizative dhe psikologjisë. Kini kujdes, pasi ndonjëherë ndiheni shumë të lodhur nga procesi i përthithjes së gjithë këtyre njohurive. Duhet të mësoni sesi të balanconi botën tuaj të brendshme dhe të jashtme.

 

Advertisement

Zogjtë

 

Nëse fillimisht patë zogjtë, kjo tregon se jeni një njeri i pavarur i cili nuk do t’u përshtatet normave standarde të shoqërisë. Nuk ju pëlqen të merreni me probleme të vogla të përditshërisë dhe doni të shihni çdo bukuri të botës. Nuk jeni në kërkim të krijimit të identitetit, pasi e njihni shumë mire veten. Jeni besnikë dhe të përkushtuar në marrëdhëniet tuaja, megjithatë ndonjëherë nuk qëndroni dot për një kohë të gjatë në të njëjtin vend. Ju besoni se udhëtimi dhe eksplorimi i botës e bën një njeri më të mençur nuk ju pëlqejnë rutinat monotone, pasi stili është paksa më nomad./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy