Dashi
Dihet që zor se dorëzoheni dhe vështirë se ndryshoni mendje. Shumicën e herëve kjo ju shkon mirë, por këtë herë kokëfortësia dhe tensionet nuk do të përfundojnë në favorin tuaj. Sidomos në marrëdhëniet romantike dhe personale.
Peshorja
Sado që i urreni tensionet dhe grindjet, ka raste kur situatat ju shtyjnë në kufi. Ju keni aftësitë diplomatike të nevojshme për të ruajtur ekuilibrin. Megjithatë, mund të mos jeni në gjendje t’i përdorni ato siç duhet për ditët në vijim. Megjithatë, shpejt e kuptoni kur e keni gabim dhe veproni në përputhje me rrethanat, kjo është pozitive.
Po, ju veproni nën tokë dhe falë instinkteve tuaja të mira i perceptoni lehtësisht dobësitë e tjetrit. Ju dëshironi të keni fjalën e parë dhe të fundit dhe sapo të shpërtheni, mos u përmbahuni. Këto ditë ruani gjakftohtësinë, sepse sapo ka një konflikt, nuk ka kthim prapa.