Për ditën e hënë, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëdrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimatre në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat pritet të pësojnë rritje në vlerat minimale dhe pa luhatje të ndjeshme në vlerat maksimale nga 9 gradë deri në 29 gradë Celcius.
Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikimi e masave ajrore të qendrueshem të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Sa i përket Kontinentit Europian Ishujt Britani, Gadishulli Iberit, Franca dhe veriu i Italis pritet të ndikohen nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik që do të sjelli mot të vranët e reshje shiu të herëpasherëshme.
Ndërsa Europa Veriore, Lindore, pjesërisht ajo qendrore si dhe brigjet e Egjeut do të ndikohen nga masa ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.