Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz, për të marrë pjesë në takimin me homologun amerikan, Joe Biden.
Mjeti i tij fluturues ka vlerë 390 milionë paund. Në brendësi të tij ndodhen një tavolinë mbledhjes, e zbukuruar me ar, dhoma gjumi, një palestër, një bar ku mund të gjesh çdo gjë si edhe është i pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit.
Advertisement
Kjo gjë e lejon avionin të shërbejë si një qendër menaxhimi për të komanduar trupat gjatë luftimeve.
Dekori i brendshëm i avionit ka një stil neoklasik dhe është prodhuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve “Voronezh”.
Advertisement
Putin është raportuar të ketë bërë më shumë milje ajrore me avion sesa të gjithë udhëheqësit e tjerë rusë së bashku.
Advertisement