Një gjeneratë më parë, shumica e amerikanëve as që do ta çonin nëpër mend të blinin një shtëpi me një shok apo një shoqe. Mirëpo, si shumica e ndryshimeve të paparashikuara të viteve të fundit, gjenerata Z po shkon edhe drejt kësaj. Sigurisht që është ende një fenomen i ri, por nuk është fare çudi që, pas 10 viteve të kthehet në një praktikë të zakonshme.

Në kohët kur martesa nuk është më në mendimet e të rinjëve, riprodhimi gjithashtu po mendohet çdo ditë e më pak, duket se një ‘zgjidhje’ e re po praktikohet prej atyre që, të vetëm, nuk mund të blejnë dot një shtëpi. Tani nuk është më nevoja të kesh një marrëdhënie romantike për të blerë një shtëpi (shumica e kredimarrësve janë çifte të martuar).

Tani që nuk po martohen më, të rinjtë po blejnë

Të dhënat aktuale në Amerikë tregojnë se të blesh shtëpi me një shok/shoqe do të jetë trendi në rritje në tregun e shtëpive. Nga 5% që ka qenë e njohur kjo praktikë në vitin 2021, ka shkuar në 16% në vitin 2023. Sigurisht që ngelet ende një koncept i papranueshëm për komunitetin e gjerë, por sipas të gjitha gjasave, shumë shpejt do të pranohet, siç janë pranuar kaq shumë tendenca të viteve që as nuk i kishim parashikuar./Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";