Pavarësisht nëse është Instagram apo TikTok, shumica prej nesh kanë një sërë aplikacionesh të mediave sociale të instaluara në telefonat tanë inteligjentë, ku shpesh humbasim.

 

Tani, një studim i ri ka zbuluar se shkëputja me një javë nga këto aplikacione mund të zvogëlojë depresionin dhe ankthin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mediat sociale janë pjesë e jetës dhe për shumë njerëz, është një pjesë e domosdoshme e asaj se kush janë dhe si ndërveprojnë me të tjerët”, tha Lambert. “Por nëse po kaloni orë të tëra çdo javë duke lëvizur dhe mendoni se po ndikon negativisht tek ju, mund të ia vlen të reduktoni përdorimin tuaj për të parë nëse ju ndihmon’, tha ai.

 

Njerëzit që u shkeputën nga platformat si TikTok, Instagram, Twitter dhe Facebook për shtatë ditë raportuan një ndjenjë të shtuar të mirëqenies, sipas studimit. Numri i të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që përdorin mediat sociale është rritur nga 45 për qind në vitin 2011 në 71 për qind në vitin 2021 dhe ka arritur në 97 për qind te njerëzit e moshës 16 deri në 44 vjeç, thuhet në studim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Lëvizja’ nëpër përmbajtje është aktiviteti më i zakonshëm që kryejnë përdoruesit e mediave sociale.

 

Gjetjet e hulumtimit mbështesin kërkimet e mëparshme si në SHBA ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar që lidhin përdorimin e rregullt të mediave sociale me shkallë më të lartë të depresionit dhe ankthit. Por nuk është vërtetuar nëse përdorimi i mediave sociale çon në probleme të shëndetit mendor, thuhet në raport, apo nëse ndjenjat paraekzistuese të vetëvlerësimit të ulët i shtyn njerëzit në internet si një mjet vërtetimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të studiojnë ndikimin e ndalimit të përdorimit të mediave sociale në segment.