Studimi/ Konsumimi i avokados ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 21 përqind

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi/ Konsumimi i avokados ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 21 përqind

Tosti i avokados është bërë mëngjesi i preferuar i njerëzve të shëndetshëm dhe në formë, dhe tani një studim i ri sugjeron se zgjedhja e tyre mund të mbrojë zemrat e tyre.

 

Njerëzit që hanë gjysmë avokado dy herë në javë kanë një rrezik 16% më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 21% më të ulët të sëmundjeve të zemrës, krahasuar me njerëzit që nuk e hanë kurrë ose rrallë këtë frutë, zbuluan studiuesit.

 

Advertisement

“Ky studim ofron prova të mëtejshme se marrja e yndyrave të pangopura me origjinë bimore mund të përmirësojë cilësinë e dietës dhe është një komponent i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare në popullatën e përgjithshme,” tha studiuesja kryesore Lorena Pacheco.

 

Ky lloj studimi vëzhgues nuk mund të vërtetojë përfundimisht se ngrënia e avokados ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, vetëm se mund të ketë një lidhje, paralajmëroi Pacheco.

 

Advertisement

“Avokadot janë të pasura me fibra dietike, yndyrna të pangopura (yndyrna të shëndetshme) dhe përbërës të tjerë që janë të lidhur me shëndetin e mirë kardiovaskular. Avokadot mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme për zemrën, tha Pacheco.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy