Studimi! Ajo çfarë konsumoni kur jeni 40-vjeç ndikon në cilësinë e jetës në moshën 70-vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi! Ajo çfarë konsumoni kur jeni 40-vjeç ndikon në cilësinë e jetës në moshën 70-vjeçare

Dalin për herë të parë të dhënat e një studimi 30 vjeçar me 106 mijë njerëz

Dieta në moshën 40-vjeçare ndikon në cilësinë e jetës në moshën 70-vjeçare. Siç zbuluan studiuesit, njerëzit që ndoqën një dietë të shëndetshme nga mosha 40 vjeç e lart kishin 43 deri 84% më shumë gjasa për të pasur një plakje të shëndetshme në moshën 70 vjeçare.

Marrëdhënia e ngushtë mes të ushqyerit në moshën e mesme dhe plakjes së shëndetshme zbulohet nga një studim i Harvardit, i prezantuar në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Ushqyerjes “NUTRITION 2024” në Çikago.

Hulumtimi u bazua në të dhënat e mbi 106,000 njerëzve gjatë një periudhe 30-vjeçare. Pjesëmarrësit ishin të paktën 39 vjeç dhe pa sëmundje kronike në fillim të studimit dhe ofruan informacion për dietën e tyre nëpërmjet pyetësorëve çdo katër vjet.

Advertisement

Çfarë do të thotë plakje e shëndetshme?

Siç zbuluan studiuesit, njerëzit që ushqeheshin me një dietë të shëndetshme nga mosha 40 vjeç e lart kishin 43 deri 84% më shumë gjasa për të pasur një plakje të shëndetshme në moshën 70-vjeçare krahasuar me ata që nuk hanin një dietë të shëndetshme.

Plakja e shëndetshme përkufizohet jo vetëm si mungesë sëmundjesh, por edhe si aftësi për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të shijuar një cilësi të mirë të jetës ndërsa plakemi, pra përfshin shëndetin fizik, funksionin kognitiv dhe shëndetin mendor.

Ushqyerja: Çfarë duhet të përfshijë

Advertisement

Për sa i përket ushqimit, u zbulua se marrja më e lartë e frutave, perimeve, drithërave, arrave, bishtajoreve, produkteve të qumështit me pak yndyrë dhe yndyrë të pangopur u shoqërua me shanse më të mëdha për plakje të shëndetshme.

Ndërsa marrja më e lartë e yndyrave trans, natriumit,  mishi i kuq dhe i përpunuar u shoqërua me shanse më të ulëta të plakjes së shëndetshme.

Dr. Anne-Zilly Tessier, në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Harvardit, prezantoi gjetjet e hulumtimit. Ajo vëren se një nga gjetjet që binte në sy ishte lidhja midis plakjes së shëndetshme dhe dietës planetare, e cila i vë theksin prodhimeve të tilla si frutat, perimet, drithërat. proteina me bazë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Kjo dietë u shoqërua me një probabilitet 68% më të madh për plakje të shëndetshme. Kurse  dieta mesdhetare kishte një probabilitet për plakje të shëndetshme 67% krahasuar me ata që nuk ndiqnin një dietë të shëndetshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy