Pak ditë na ndajnë nga dita e të dashuruarve dhe personat që janë në marrëdhënie dashurie janë angazhuar me zgjedhjen e dhuratës perfekte për personin e zemrës.
Por nëse nuk e keni gjetur ende, po ju ndihmojnë me sugjerime që i përshtaten partnerit/es tuaj sipas shenjës së Horoskopit:
Dashi
Dashi pëlqen sportin dhe nuk do të ketë dhuratë më të mirë për të sesa bileta për të parë nga afër ekipin e tij të preferuar.
Demi
Demi pëlqen luksin dhe kështu do ta dojë dhe do ta vlerësojë shumë këmishën e shtrenjtë që do t’i bëni dhuratë.
Binjakët
Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë, kështu që një udhëtim për fundjavë nuk do të ishte keq.
Gaforrja
Gaforreve u pëlqen të qendrojnë në shtëpi, do e vlerësojnë shumë nëse i gatuani diçka të veçantë.
Luani
Luanit i pëlqejnë udhëtimet dhe i mungon shumë! Rezervoni biletat, keni për ta parë sa shumë do të surprizohen.
Virgjëresha
Virgjëresha ka pikë të dobët jetesën e shëndetshme dhe do t’i pëlqente nëse do t’i jepnit një pajisje që do ta ndihmojë të qëndrojë i shëndetshëm.
Peshorja
Dhurojini një kafshë shtëpiake, do gëzohen jashtë mase.
Akrepi
Akrepët e dashurojnë teknologjinë, kështu që një pajisje elektronike do t’i gëzonte jashtë mase.
Shigjetari
Shigjetarët “vdesin” për pak aventurë, kështu që mendoni opsionin e një “ekskursioni” në mal.
Bricjapi
Një libër do ishte zgjidhja ideale për një bricjap.
Ujori
Ujori është një shenjë shoqërore dhe i pëlqen të jetë në ambiente me shumë njerëz.
Peshqit
Peshqit e duan muzikën. Kështu që ju mund t’i jepni atij bileta për një koncert.