Me ardhjen e verës duhet treguar një kujdes i shtuar ndaj flokëve për t’i mbrojtur nga efektet e dëmshme të kripës ose klorit. Stilisti i famshëm Justin Anderson rendit tre hapat më të rëndësishëm në kujdesin e flokëve pas plazhit.

 

1. Përgatitni flokët për ujë

Anderson rekomandon që të gjeni vajin e flokëve që ju pëlqen dhe ta aplikoni përpara se të futeni në ujë. Nëse nuk keni vaj, mund t’i lani flokët me ujë të freskët. Qëllimi është të siguroheni që flokët të jenë tashmë të hidratuar përpara se t’i ekspozoni ndaj kimikateve ose kripërave të dëmshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Flokët tuaj fillimisht do të thithin vaj ose ujë të freskët, duke reduktuar sasinë e klorit ose ujit të kripur që flokët më pas thithin“, shpjegon Anderson.

 

2. Shpëlajini flokët sa më shpejt që të jetë e mundur pas notit

Meqenëse klori dhe uji i kripur kanë fuqinë për të reduktuar hidratimin, është mirë që ta largoni atë sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më gjatë të qëndrojnë në flokë, aq më shumë dëme bëjnë. Përveç tharjes së flokëve, klori largon edhe shkëlqimin e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Klori padyshim mund të ndryshojë ngjyrën, veçanërisht te biondet dhe gratë me flokë të çelur”, thotë Anderson dhe për këtë arsye rekomandon përdorimin e shampos vjollcë për të hequr tonet e padëshiruara që mund të shfaqen si pasojë e klorit.

 

3. Hidratim, hidratim

Pastroni dhe lani flokët dhe më pas vazhdoni me produkte hidratuese. Pasi të kenë bërë dush, aplikoni një balsam dhe një vaj hidratues. Ju gjithashtu mund të shtoni një serum për lëkurën e kokës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";