Rrufa dhe kolla janë sëmundje ngjitëse që shfaqen me të tështitura, djegie të fytit, zënie dhe kullim hundësh si dhe temperaturë të lartë që shkon deri në 39-40 gradë.
Shenjat e tyre janë: dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe lodhje të rëndë, kollë dhe teshtitje të herë pas hershme gjatë ditës. Sëmundja mjekohet me pije dhe çajra të ngrohtë bimorë, aspirina e paracetamola si ilaçe ndihmuese paraprake.
Në 1 litër ujë të sapovaluar hidhni 10 lugë çaji me rigon. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë 20-30 min, duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe e pimë 3 herë nga 1 filxhan çaji të ngrohtë.
Për të qetësuar kollën, më parë përdorej një metodë tepër efikase. Merrni 2 lugë me gjethe dafine, cipat e sipërme të një qepe, 2 gjethe mandarine. Hidhen në një sasi 3 filxhanë uji dhe zihen për 2-3 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min. Kullohet dhe pihet gjatë ditës./ Living