Si të kujdeseni për flokët pas një dite në plazh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si të kujdeseni për flokët pas një dite në plazh

Flokët në diell dhe në det kërkojnë trajtim të veçantë. Uji i kripur, rëra dhe ekspozimi i zgjatur në diell dëmtojnë flokët, duke i bërë të brishtë dhe të dehidratuar, të prirur për t’u këputur dhe për maja dyshe. Pas një dite të kaluar në plazh apo në pishinë, ja disa hapa bazë që mund të ndiqni për të ringjallur flokët.

Shmangni krehjen e flokëve të lagur

Kjo është një nga gjërat e para që nuk duhet të bëni kurrë. “Është më mirë t’i lini të thahen dhe më pas t’i krihni. Kur është i lagësht, floku është më i brishtë dhe do të këputen gjatë krehjes”, thotë Maria Garcia, parukiere.

Shpëlajini flokët menjëherë

Advertisement

Hapi i parë në kujdesin e flokëve pas një dite në plazh është shpëlarja e menjëhershme me ujë të pastër. Kripa në ujin e detit dhe klori në ujin e pishinës mund të jenë jashtëzakonisht agresive për flokët. Shpëlajini flokët me ujë të bollshëm për të hequr kripën, rërën dhe mbetjet e klorit.

Lani mirë flokët kur të ktheheni në shtëpi nga plazhi

Megjithatë, edhe nëse siguroheni të ndiqni hapin e mëparshëm dhe të bëni një dush të shpejtë pas notit në det ose pishinë, nuk mjafton për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i diellit dhe kripës. Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë pastrimin e flokëve sa më mirë që të jetë e mundur për të hequr plotësisht mbetjet e rërës dhe kripës nga skalpi.

Përdorni një shampo hidratuese

Advertisement

Pas shpëlarjes së parë, lani flokët me një shampo hidratuese dhe delikate. Zgjidhni një produkt të formuluar posaçërisht për flokë të thatë ose të dëmtuar, që përmban përbërës ushqyes si vaji i arganit, aloe vera ose ekstrakte bimore. Këta përbërës ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të lagështisë së flokëve dhe parandalojnë këputjen.

Mos i shpëlani me ujë të ngrohtë

Specialistët rekomandojnë përdorimin e ujit të ngrohtë. Temperaturat e larta hapin kutikulën e flokëve, duke e bërë atë të thatë. Me të njëjtin parim, pas larjes normale, mund të shpëlani vetëm me ujë të ftohtë, në mënyrë që të mbyllni kutikulën dhe të keni flokë me shkëlqim.

Ushqeni flokët tuaj me një balsam

Advertisement

Pasi t’i keni larë flokët siç duhet, ju mund t’i jepni atyre një hidratim dhe ushqim shtesë duke përdorur një produkt të lagësht të pasur me vitamina dhe përbërës të tillë si vaji i kokosit, rozmarina, thupër ose hithra.

Gjithashtu, vajrat natyralë si kokosi, jojoba apo ulliri janë të shkëlqyera për hidratimin e flokëve. Aplikoni disa pika vaj në majat e flokëve tuaj për të parandaluar ndarjen e majave dhe për t’i dhënë atyre shkëlqim.

Mbroni flokët në ditët në vijim

Pas një dite në plazh, flokët tuaj mund të jenë më të ndjeshëm dhe të prirur ndaj dëmtimit. Shmangni ngjyrosjen ose nënshtrimin e tyre ndaj trajtimeve të tjera kimike menjëherë pas qëndrimit në plazh. Në ditët në vijim aplikoni mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet edhe nëse nuk shkoni më në plazh për t’o mbrojtur nga faktorët e jashtëm dhe mos përdorni nxehtësi apo tharëse flokësh për të mos i dëmtuar më tej. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy