Dashi
Hëna në Shigjetar dhe Saturn ju bën veçanërisht bindës gjatë kësaj dite. Por pavarësisht sigurisë që do të keni në vetvete, do të hasni vështirësi me argumentimet. Dita do të ketë të përfshirë edhe disa grindje për të cilat rekomandohet më mirë që t’i shmangeni dhe të mos i fryni zjarrit.
Demi
Ju mund të ndiheni të pasigurt në dashuri dhe për këtë arsye jeni tunduar të ndiqni qëndrimet që nuk i përkasin asaj. Por ajo që duhet të bëni është të dëgjoni ndonjëherë edhe këshillat e miqve që ju rrinë pranë, sepse jo gjithmonë keni të drejtë ju. Hëna është armiqësore me shenjën tuaj, por mos u shqetësoni sepse keni favorizimin e Marsit dhe Plutonit.
Binjakët
Horoskopi ditor mund t’ju rezervojë disa surpriza të pakëndshme. Në fakt, sot ju do të përballeni me kundërshtimin e Hënës, Marsit dhe Saturnit. Por për ta bërë situatën më pak negative është Mërkuri ai që ju ndihmon t’i jepni një zgjidhje problemeve.
Gaforrja
Horoskopi për sot është pozitiv në sajë të Marsit dhe Plutonit që ju bënë super aktiv! Pas një momenti fillestar të pavendosmërisë, të paaftë për të marrë frenat e situatës më vonë gjithçka do të marrë drejtimin e duhur si në punë, ashtu edhe në shkollë. Në familje parashikohen momente të gëzueshme dhe qetësie.
Luani
Do të jetë një e shtunë shumë e qartë për të kuptuar se ku duhet të përqendroni vëmendjen tuaj. Ju jeni pragmatik dhe në dashuri doni të merrni direkt pikët maksimale, por jo gjithmonë është aq e thjeshtë për të arritur ato që synoni. Përpiquni më shumë për të qenë sa më shumë diplomatik dhe gjithëpërfshirës.
Virgjëresha
Horoskopi ditor parashikon momente tensioni të shkaktuara nga Hëna në Shigjetar. Si në dashuri dhe në punë ju mund t’i shihni gjërat më të errëta seç ato janë në të vërtetë. Merrni pak kohë për të reflektuar, në mënyrë që të zgjidhni me qetësi problemet tuaja.
Peshorja
Sot është një ditë e mirë, në sajë të Hënës dhe Saturnit të favorshme për ju. Do të jeni në gjendje për t’i kushtuar më shumë kohë dhe vëmendje partnerit dhe kjo do sjellë çaste lumturie dhe momente të bukura në çift. Shfrytëzojeni këtë ditë sepse nuk vjen shpesh.
Akrepi
Më në fund do keni mundësinë për të sqaruar një keqkuptim me një mik që ka shkaktuar disa probleme me ju. Sot do tërhiqeni nga frytet e angazhimit tuaj dhe të ardhurat financiare do të rriten ose lloje të tjera kënaqësish do t’ju vinë në ndihmë për t’ju ngritur moralin. Gjithashtu një lajm i mirë edhe për dashurinë.
Shigjetari
Horoskopi për sot është pozitiv, në sajë të Hënës në shenjën tuaj. Në fakt, sot do e përballoni ditën me qetësinë më të madhe dhe gatishmëria juaj do të jetë edhe në favor të kolegëve që do kenë nevojë për ndihmën tuaj. Por edhe në dashuri ju do të arrini një sukses, pritet një mesazh apo një ftesë që do rindezë shpresat.
Bricjapi
E shtunë e bukur ju pret, me momente të lumtura dhe e pasur me argëtim për ta ndarë me partnerin ose miqtë tuaj. Nëse ju jeni në vendin e punës, përqendrimi nuk do të jetë maksimal. Në mbrëmje ju do të argëtoheni me miqtë dhe do të takoheni me njerëz të rinj.
Ujori
Horoskopi i ditës parashikon një ditë të ngarkuar, e cila ka gjasa që edhe të shtunën ta kaloni me punë. Por edhe pse do jeni në punë, vëmendja juaj do të jetë e përqendruar te partneri, për të cilin po përpiqeni të organizoni diçka për fundjavën që të ndizni harmoninë në çift.
Peshqit
Një ditë e vështirë për Peshqit, ku do ju duhet të pranoni se keni bërë investime të gabuara. Për fat të keq disa raste provuan se ishin të pafavorshme dhe madje edhe nëse menduat se u treguat të kujdesshëm planet nuk shkuan sipas parashikimeve. Kjo situatë do ju bëjë që dita të kalojë nën trysni dhe do e keni të vështirë për të gjetur zgjidhjen ë. Edhe në dashuri tensioni është në ajër.