Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme ndikimi i frontit atmosferik do të sjellë mot të përkeqsuar në të gjithë vendin.
Reshjet e shiut nisin prej orëve të para pas mesnatës e gjatë gjithë ditës me intensitet deri mesatar.
Advertisement
Në veriperëndim do të jenë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe të izoluara.
Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë. Temperaturat do të regjistrojnë vlerat 7 gradë deri në 21 gradë Celcius.
Advertisement