SHIFRAT/ Potenciali i turizimit nautik në Shqipëri, BB: Shqipëria mund të rritet, por ka shumë pak vendankorime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHIFRAT/ Potenciali i turizimit nautik në Shqipëri, BB: Shqipëria mund të rritet, por ka shumë pak vendankorime

Turizmi nautik edhe pse një formë e re e turizmit modern paraqitet si një mundësi shumë e mirë ekonomike për Shqipërinë për shkak të mirëpozicionimit të vijës bregdetare që ka.

Sipas një studimi që ka kryer Banka Botërore lidhur me zhvillim e Ekonomisë Blu në Shqipëri shohim se ka sektorë shumë premtues për ekonominë e vendit, por përsa i përket industrisë nautike infrastuktura detare nuk e mbështet zhvillimin e këtij sektori.

Nga të dhënat e marra nga ky studim thuhet se, vendankorimet në Shqipëri përbëjnë vetëm 0.5% të numrit të vendankorimeve në detin Adriatik.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka numrin më të vogël të vendankorimeve përllogaritur me vijën e saj bregdetare.

Advertisement

Mali i Zi me një vijë bregdetare prej 294 km ka 2220 vende ankorimi, ndërkohë që vendi ynë me një vijë bregdetare prej 476 km ka vetëm 354 vendankorimi.

Nga të dhënat e mësipërme, duke marrë në konsideratë gjatësinë e vijës bregdetare si tregues i kapacitetit që Shqipëria ka hrahasuar me Malin e Zi mund të themi se ky sektor mund të jetë shumë premtues për zhvillimin e turizmit nautik.

Vitet e fundit Shqipëria është bërë shumë e popullarizuar nga jahtet e mëdha dhe luksoze, edhe pse nuk ka vende mjaftueshëm për ankorim.

Kjo rritje e vizitave tw jahteve vjen edhe si pasojë e karburantit pa taksa që Shqipëria ofron për to.

Advertisement

Portet e Sarandës, Durrwsit dhe Vlorës kanë patur një fluks goxha të madh të kroçerave dhe jahteve turistike gjatë periudhës së verës, dhe jo vetëm.

Banka Botërore parashikon një rritje të numrit të vendankorimeve deri në 1000 vende dhe zhvillim të mëtejshëm të turizmit nautik për vendin tonë nëse ndiqet shembulli i Malit të Zi.(scan)

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy