Historia e njerëzimit ka shpalosur një fakt të trishtë, keqtrajtimin e vazhdueshëm të natyrës

Me zbulimin e dinamitit, pajisjeve elektrike, pescitideve, armëve dhe pajisjeve përpunuese, keqtrajtimi i natyrës vazhdoi me ritme të larta.

Për shembull, në shekullin e 16-të, në Amerikën Veriore numëroheshin mbi 25 milionë bizonë.

Tre shekuj më vonë, numri i këtyre kafshëve zbriti në disa qindra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë kontinent rreth vitit 1900 numëroheshin një miliard pemë.

Aktualisht 85 % e tyre janë zhdukur.

Në epokën moderne, industrializmi, rrugët e mbipopulluara, ndërtesat prej betoni në zonat urbane e kanë bërë të vështirë që njerëzit të kenë hapësira të gjelbra për të marrë ajër të pastër.

Pavarësisht kësaj, mbijetesa e njerëzimit varet krejtësisht nga natyra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Oqeanet, pyjet, ekosistemi dhe bimësia na janë ofruar nga natyra për të kuruar dhe trajtuar sëmundje, shumë prej të cilave nuk janë zbuluar akoma.

Shumë prej përbërësve të ilaçeve që pimë sot e që i marrim për të mirëqenë e kanë origjinën pikërisht nga natyra.

Mund të përmendim këtu dy kryesoret: aspirina dhe penicilina.

Të qëndruarit në natyrë ka një ndikim të fortë në pakësimin e ankthit, frikës dhe stresit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për shkak të natyrës, gjendja emocionale e njeriut është më e mirë dhe fal saj vjen edhe mirëqenia fizike.

Të qëndruarit në natyrë, sipas ekspertëve, ul tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës, tensionin muskular dhe sekretimin e hormoneve të stresit.

Studimet e kryera në spitale, zyra dhe shkolla, kanë treguar se mjafton një bimë e vetme në një ambient të mbyllur për të ndikuar tek ulja e stresit dhe ankth.

Qëndrimi larg natyrës dhe ekspozimi i tepruar ndaj ekraneve dixhitale nxit shfaqjen e depresionit, mungesën e empatisë dhe të altruizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";