Depresioni është një sëmundje mendore që prek mbi 300 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Depresioni ka një efekt në të menduarit, emocionet, trupin dhe sjelljen e një personi. Hidhërimi klasifikohet si depresion bazuar në intensitetin, kohëzgjatjen dhe efektin e tij në funksionimin e një personi. Megjithatë, askush nuk mund të thotë qartë se cilat janë simptomat e tij, pasi ato shpesh keqinterpretohen ose shpërfillen.
Lexoni më poshtë për gjashtë shenjat që mund të vuani nga depresioni pa e kuptuar.
- Ju përpiqeni ta fshihni trishtimin tuaj pas justifikimeve të ndryshme dhe përfundoni duke u trishtuar.
- Ju keni sukses në shumë fusha, por nuk kënaqeni me fitoret tuaja. Kjo do të thotë, në vend që të ndjeni gëzim, ju ndiheni konfuz.
- Ju refuzoni të largoheni nga zona e komoditetit dhe vazhdimisht kritikoni atë që bëni.
- Ju shkëputeni nga gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe ju kënaqin. Zakonisht, ju i thoni “po” asaj që ju imponojnë të tjerët.
- Mundohuni të jeni gjithmonë social dhe aktiv, në mënyrë që të “harroni” atë që ju shqetëson.
- Ju mendoni se nuk e meritoni pranimin dhe dashurinë e të tjerëve.
SHËNIM: I vetmi person kompetent për të diagnostikuar depresionin është specialisti i shëndetit mendor./vizionplus.tv/
Advertisement