Shenjat e zodiakut që nuk e pëlqejnë verën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stina e preferuar e të gjithëve është vera. Ose ndoshta jo! Disa persona mund të shijojnë zhytjet në det, shëtitjet pasdite, kokteje të freskëta në mesditë, por ka disa njerëz që duket se nuk e preferojnë fare stinën e verës.

Cilat shenja i përkasin “dashnorëve” të dimrit?

Demi

Jepini atij sporte dimërore! Demi e do dimrin dhe sigurinë që ai ofron, sepse kjo stinë nuk parashikon ndryshime apo paqëndrueshmëri intensive dhe të mëdha. Dhe nëse shkon në det (nëse nuk mund ta shmangë) ka më shumë gjasa të zhytet vetëm për t’u freskuar dhe për të dalë menjëherë.

Advertisement

Virgjëresha

Dimri është një kohë kur Virgjëresha nxjerr në pah më të mirën e saj. Në verë ajo ç’organizohet dhe humbet lehtësisht vëmendjen e saj. Kjo nuk e ndihmon të performojë ashtu siç dëshiron. Kur moti është më i ftohtë ajo qëndron e fokusuar dhe ndjek orarin. Vapa nuk është për të.

Bricjapi

Bricjapët janë plotësisht të përkushtuar ndaj punës së tyre dhe vera nuk i ndihmon të qëndrojnë të fokusuar në qëllimet e tyre. Çdo dimër ai vendos qëllime dhe organizon jetën e tij. Këtë sezon ai mund t’ia dalë. Në verë… jo aq shumë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy