Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini në 7pa5 në Vizion Plus:
Dashi
Hëna sot i gjen të çorjentuar dhe të ngarkuar. Do të duhet kohë për tu futur në ritmin e javës. Ditën e nesërme dhe të mërkurë e kanë shumë të mirë përsa i përket çështjeve praktike.
Prioriteti i javës është që të mbyllin një detyrim që ka nisur nga java që kaloj. Ekzaktësisht të mërkurën ka të gjitha mundësitë t’i mbyllin këto detyrime.
Demi
E nisin javën , 2 ditët e para pa humor, më të ngurtësuar. Kanë një tendencë për tu futur në rutinë me qetësi. Kjo do të ndryshojë në vazhdimësi.
Sa më shumë futen në brendësi të javës çelen si individ. Nga dita e mërkurë do të kenë zhvillime shumë pozitive nga ana emocionale.
Binjakët
Gjatë kësaj jave ajo që ngelet në mendjen e tyre është entuziazmi në vendin e punës. Kjo mund të jetë nga vetë puna, ose nga dikush specifik në vendin e punës. Duket sikur shkojnë me qef të madh në punë.
Hyn në javët produktive, me përjashtim që duhet kujdes fundjava në pjesën e zhvillimeve ekonomike. Mos vendosni në axhendë këtë javë zhvillime ekonomike.
Gaforrja
Ka tendencën për të qenë kritik, në raportin e punës. Deri nesër ankthi do të jetë prezent. Ndryshon totalisht nga dreka e të mërkurës. Mërkuri përballë bën të mundur që disa të kenë mundësira për të ekulibruar raportet personale.
Do të marrin vendime në raportin në çift që të bëjnë të jenë më afër, me një pojektim të mirë dhe stabël.Kujdes të lindurit në ditët e para në Gaforre me fjalën dhe komunikimin.
Luani
Pavarësisht se periudha është shumë e mirë. Vinë duke u përmirësuar ndjeshëm në profesion. Por shija e kësaj jave është mërzitja nga dikush, një mik një shok. Do diskutohet gjatë prej tyre.
Vensui vazhdon të shigjetarët, prandaj do të kenë mundësinë të bëjnë të gjitha lëvizje të mbara në çështje ligjore, ekonomike.
Virgjëresha
Duket sikur ka një shije të mirë java. E nisin me iden e udhëtimit dhe lëvizjeve, por të gjitha këto shoqërohen me 2 gjëra, 1 me lëvizje dhe 2 me marrje përgjigje.
Është një javë që jep përgjigje, zgjidhje të planeve të caktuara. Një javë sqaruese për Virgjëreshën.
Peshorja
Më në fund një javë e mirë për peshoren. Si në punë si në raporte personale, ka harmoni dhe qetësi.
Mbetet prioritet çështjet familjare.
Zgjerimi i të ardhurave është qëllimi kryesor. Nesër pas dreke dhe të mërkurën kanë të gjitha mundësitë të bëjnë kontakt me ekspert të fushës ekonomike. Favorizohen shumë për të zgjidhur problemet dhe për të pasur investim. Trajtojeni me inteligjencë zgjerimin ekonomik.
Akrepi
Duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin ne familje. Edhe hatërmbetjet i kanë në raportet brenda shtëpisë.
Në ambjentet e punës janë të lumtur dhe të plotësuar. Do të kenë bashkëpunime të mira me çështjet që i intereson.
Shigjetari
Java vazhdon të ketë tematikë kryesore pjesën e lekut. Mund të ketë një vendim të ri nga ju. Ditën e sotme do preferojnë të jenë me sa më pak njerëz. Por deri në pasdite.
Bricjapi
Hëna e re bëri nisjen e vet te ta. Lum si ata, për enerjginë, fuqinë, vrullin dhe intensitetin e gjërave që kanë për të bërë. Ndihen hiperaktiv.
Do keni mundësinë të jeni në potencialin që doni. Pjesa më e madhe e bricjapëve ka filluar ta ndjejë lirimin nga ngarkesa e kohës.
Ujori
Atje ku marrin gëzimin apo kënaqësinë, është prej të tjerëve. Përdorin intuitën për të zgjedhur njerëzit që do harxhojnë kohën e lirë. Do dominojë pjesa sociale në axhendë.
Peshqit
Stresi i tyre më i madh në këto momente ngelen shpenzimet që do jenë me tepri sot edhe nesë. Duhet ta kenë xhepin plot që të përballojnë shpenzime dy ditët e para të javës.
E dyta dhe më kryesorja janë çështje që i përkasin fizikut të tyre ose të prindërve. Periudhë me përgjegjësi dhe ankthe.
Por favorizohen nga dielli për të gjetur zgjidhje./vizionplus.tv