Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e javës për 12 shenjat e Horoskopit.

Dashi
Mbyllje detyrimesh. Çfarë ka të bëjë me pagesa, banka, kredi, tatime, nuk ka javë më të mirë, nisur nga sot në mëngjes. Kanë kontrollin e plotë në dorën e tyre, pa stresin dhe pa hiperbolizime.

Nga e mërkura dhe në vazhdim do të jetë korigjuese, në çështjet e profesionit. Do ketë probleme drejtëpërdrejtë në çështjet e punës. Kërkojnë transformim dhe ndryshim. Nëse janë gati duhet ta bëjnë menjëherë. Nëse nuk janë gati duhet të korigjojnë problemet në punë. Kujdes me eprorët nëse keni takime sot.

Demi
Kanë bashkim fantastik të jupiterit dhe uranit, që do ketë hyrje mjaft pozitive. Demi është i privilegjuar këtë periudhë. Do të jetë pozitive dhe optimiste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një shkresë apo lajm zyrtar i prish terezinë këtë javë. Por rregullohet shpejt.

Binjakët
E nisin javën me probleme me shëndetin, me çështje virozash. Jini të kujdeshsmë, pasi mund të ndikojë në qëllimet e momentit.  Qëllimi i kohës dhe i momentit është organizimi i çështjeve profesionale. I kanë të gjitha mundësitë të rregullojnë punë që qëndrojnë gjatë.

Gaforrja
Duhet të jenë të kujdesshëm me lëvizjet ekonomike. Të jeni të vëmendshëm nëse keni për të këmbyer sepse mund të bëni gabime. Deri të mërkurën do ketë shpenzime të papritura.

Pjesa tjetër e javës ndryshon humorin shumë për mirë për ta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Luani
Mërkuri ndodhet ballë për ballë tyre, por prek vetëm të lindurit në ditët e para të shenjës së Luanëve. Në mënyrën se si të tjerët do veprojnë me ta. Duhet ta nisin javën në ambjent të familjarizuar.

Nga dita e nesërme do kenë ditë shumë të mira për të zgjidhur çështje personale.

Virgjëresha
Do kenë stres që përcillet nga persona të tretë. Mos largoni vëmendjen nga prioritetet tuaja. Shfrytëzojeni maksimalisht, pasi është periudhë e ngarkuar, plot pasiguri në lidhje me profesionin. Duhet t’i largoni këto pasiguri në muajin shkurt. Siguroni një stabilitet ekonomik.

Peshorja
Këtë javë është vendosja e një vije të drejtë në çështjet e shtëpisë apo banorëve të shtëpisë, familjarëve. Kjo do kërkojë zgjidhje apo sheshim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka që nga mesi i janarit që merret me çështje familjare, këtë javë do nxjerri prioritet vetveten, pa ndjesi faji. Duhet të merren me çështje praktike. Nga data 17 do kenë mundësira për të shtuar ambiciet.

Akrepi
Kujdes në ambjentet e punës. Sot deri në drekë, mund të kenë padashje reagime që do t’i prishin terezinë e javës.

Shigjetari
E kanë nisur me analiza profesionale. Janë më të ashpër, duhet të zbusin gjykimin me vete. E enjta dhe e premtja janë dy ditë shumë të mira për ta. Lajmet që do vijnë do t’i gëzojnë.

Bricjapi
Marsi është në hyrje fantastike te neptuni. Lum si bricjapët drejtues. Kanë një periudhë që mund të bëjnë mrekulli. Venusin e kanë te vetja. Nuk po e tregojnë anën e tyre miqësore, por duhet ta shfaqin këtë venus. Kujdes nëse keni eprorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ujorët
Të vendoset prioritet shkresat, detyrimet. Por gjithsesi vendosja planetar do t’ju ndihmojë t’i zgjidhni. Kujdes me lekun sot dhe nesër.

Peshqit
Kanë hënën në kulmin e horoskopit të tyre. Kujdes me shëndetin 3 ditët e para të javës, sepse lajmet që vijnë në veshin e tyre nuk janë shumë të këndshme. Nga e mërkura bën të mundur të gjejnë formën për të gjetur zgjidhje të zgjuara./vizionplus.tv