Seksi i shpeshtë tek burrat e moshës së mesme përgjysmon rrezikun e goditjeve në zemër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seksi i shpeshtë tek burrat e moshës së mesme përgjysmon rrezikun e goditjeve në zemër

Burrat që bëjnë seks më shpesh (tre ose më shumë herë në javë) kanë 50% më pak shanse për të pësuar një sulm në zemër ose goditje në tru, sipas një studimi nga Universiteti Queens në Belfast të Irlandës së Veriut. Në studim u përfshinë një mijë burra të moshës së mesme.

 

Megjithëse besohet gjerësisht se burrat, veçanërisht ata tek të 50-tat janë në rrezik më të madh për sulm në zemër gjatë marrëdhënieve seksuale, studiuesit pretendojnë se ky është një keqkuptim.

 

Advertisement

Profesori Peter Weisberg shpjegon se nuk ka asnjë provë që tregon se burrat që bëjnë seks të shpeshtë midis moshave 40 dhe 50 vjeç janë më të rrezikuar nga goditjeve në zemër.

 

Për sa i përket marrëdhënies seksuale, ajo është një formë ushtrimi, theksojnë ekspertët. Të bësh seks krahasohet me ngjitjen e shkallëve të dy kateve ose të ecës me shpejtësi për 1.5 km, shpjegojnë ekspertët. Sipas tyre, nëse një person mund të përballojë këto dy ushtrime pa problem, atëherë mund të bëjë seks pa frikë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy