Saranda këtë sezon të ri turistik pritet që të ketë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj. Investimet e kryera së fundmi ku spikat shëtitorja e re që ka transformuar krejtësisht zonën, pritet që të ketë një impakt mjaft pozitiv në thithjen e turistëve.

Pa harruar dhe proçesin e vaksinimit që në Sarandë ka ecur me ritme të larta pasi përveç të moshurave, janë vaksinuar dhe operatorët turistike për të qenë të sigurtë në punën e tyre.

Ndërkohë, edhe nga ana e bashkisë së Sarandës po merren të gjitha masat për mbarvajtjen e përmirësimin e çdo problematike për një sezon të turistik të sukseshëm.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i shoqëruar nga anëtari i këshillit bashkiak njëkohësisht Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë Arben Cipa kanë zhvilluar paraditen e sotme një bashkëbisedim me operatorët turistik të qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes një postimi në rrjetin e tij social kryebashkiaku Adrian Gurma shkuran: “Me operatorët turistikë për të diskutuar mbi përgatitjet e fundit për sezonin e ri”, nënvizon Gurma.

Sezoni i ri turistik në Sarandë do të hapet javën e ardhshme.