Ngrirja është një mënyrë shumë efikase për të ruajtur perimet, zarzavatet, frutat e stinës për një përdorim më afat-gjatë. Megjithatë, ka raste kur ushqimet e ngrira nuk janë të sigurta për konsum, për një arsye a një tjetër, dhe nuk duhen mbajtur kot në frigorifer.

 

Paketimi i një ushqimi të caktuar është i një rëndësie thelbësore për ruajtjen e ushqimeve në ngrirje. Ama ekspozimi direkt në ajër i një ushqimi ndikon në ruajtjen dhe cilësinë e tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse fusni në ngrirje një ushqim të caktuar të paketuar keq, ai nuk do të jetë i ngrënshëm sepse përveç ekspozimit ndaj ajrit do të jetë ndotur nga aroma të tjera. Nëse një produkt i caktuar që keni futur në ngrirje ka marrë një nuancë apo ngjyrë të çuditshme, më mirë hidheni në plehra.

 

Ndryshimi i ngjyrës së një ushqimi sinjalizon që ai është i pangrënshëm. Një ushqim duhet ruajtur në ngrirje në një temperaturë konstante që nga fillimi deri në fund.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk këshillohet që një ushqim i dalë nga ngrirja të futet sërish në të sepse luhatja e temperaturave dhe ekspozimi në ajër më të ngrohtë shkakton probleme në shije dhe në cilësinë e ushqimit. Nëse keni nxjerrë një ushqim nga ngrirja, e keni lënë të shkrijë dhe zbuloni se ka një aromë të çuditshme, atëherë hidheni menjëherë.

 

Shqisa e nuhatjes është në këtë rast aleatja juaj më e mirë në përpjekjet për të pasur siguri ushqimore në shtëpi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse aroma nuk ju pëlqen, mos pyesni askënd tjetër në shtëpi apo pranë jush, por hidheni ushqimin në plehra. Besojini shqisës suaj!/ Living