Selena Gomez mund të jetë një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, por ajo ka qëndruar larg rrjeteve sociale prej katër vitesh. Në një intervistë të re për “Good Morning America”, këngëtarja e njohur foli për këtë zgjedhje të saj dhe ndau informacione rreth ‘Wondermind’, një faqe interneti që ajo po hap për të ndihmuar ata me probleme të ngjashme.
Ish-ylli i Disney zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar në vitin 2020 dhe shpjegoi se të kuptuarit e shëndetit të saj mendor është gjëja më e rëndësishme në botë për të.
“Nuk kam përdorur internetin për katër vite e gjysmë, megjithëse tani po përdor mediat sociale për të kontaktuar me këdo që lufton me betejat e tyre. Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën tim. Jam më e lumtur, jam më e pranishme. Unë lidhem më shumë me njerëzit. Më bën të ndihem normale”, është shprehur Gomez./ Living