Pasi kanë ndjekur dy javë më parë nga llozha e sallës, seancën në të cilën Parlamenti grek miratoi me shumicë votash projektligjin që lejon martesat e homoseksualëve, Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis, nuk kanë humbur kohë dhe janë martuar.

Dasma e parë e një çifti të të njëjtit gjini në Greqi është kryer në bashkinë e lagjes Nea Smirni në Athinë, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë vetëm persona nga rrethi i ngushtë familjar.

Ata jetonin së bashku prej 20 vitesh, kishin blerë një shtëpi dhe kishin tre fëmijë. Megjithatë, deri tani nuk ishte e mundur që të dy të martoheshin apo të njiheshin që të dy zyrtarisht si prindër të tre fëmijëve të tyre. Ligji i mëparshëm njihte vetëm një prej prindërve që ishte babai i tyre biologjik dhe jo partnerin e tij nëse sëmurej apo i ndodhte diçka.

Por ky fakt tashmë ka ndryshuar me ligjin e ri të miratuar në parlamentin grek që zgjidh shumë nga problemet për këto familje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Asgjë nuk ndryshon në përditshmërinë tonë, pasi ne jemi një familje prej disa vitesh. Por ajo që po ndryshon është se tani edhe shteti na njeh si një familje dhe jo si dy të ndara, sipas ligjit të mëparshëm”, ka thënë Stavros Gavriliadis.
Pas dasmës, vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kontaktuar me çiftin e parë homoseksual duke dhënë urimet e tij.

Ndërsa para pak ditësh është bërë me dije edhe dasma e parë mes dy grave në vend, Danai Deligeorgi dhe Alexia Beziki, e cila do të zhvillohet në bashkinë e Athinës. Edhe lideri i partisë opozitare greke Syriza Stefanos Kasselakis ka deklaruar se këtë verë do të martohet edhe ai në Greqi me partnerin e tij Tyler Mcbeth, shkruan Living.

Greqia është vendi i parë ortodoks që lejoi martesat e homoseksualëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";