“Qëndroji larg, je një pedofile”, mbi qindra mama ”sulmojnë” në web gruan që ushqen me qumësht gjiri djalin 4-vjeçar autik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Qëndroji larg, je një pedofile”, mbi qindra mama ”sulmojnë” në web gruan që ushqen me qumësht gjiri djalin 4-vjeçar autik

ur bëhet fjalë për ushqyerjen dhe rritjen sa më të shëndetshme të fëmijëve, të gjitha nënat bashkohen në një pikë të përbashkët:qumështi i gjirit është ideali, sidomos gjatë vitit të parë të jetës së një fëmije. Ai përmban vlera të panumërta ushqyese, si 415 proteina dhe thuajse 130 probiotikë që forcojnë sistemin imunitar të fëmijës, ulin rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes etj. Por sa duhet të zgjasë ushqyerja me gji? A është normale që një mama të vazhdojë të ushqejë me gji edhe pasi fëmija ka mbushur 2 vjeç?

Yakaly di Roma mendon që po. Madje mamaja e re 31-vjeçare shprehet një partizane e ushqyerjes me gji, dhe motivon edhe gratë e tjera ta bëjnë këtë gjë. Ajo numëron gati 41.000 ndjekës në Instagram-in e saj, ku vetëm para dy muajsh ka ndarë edhe fotot gjatë lindjes natyrale të fëmijës së saj të dytë. Mirëpo jo të gjitha zgjedhjet e nënës së re janë mirëpritur nga ndjekësit e saj. Yakaly poston vazhdimisht foto në të cilat ushqen me qumësht gjiri, djalin e saj 4-vjeçar autik, Hansin. Një veprim i tillë ka acaruar shumë mama të tjera, të cilat e kanë quajtur pedofile dhe kanë ndërmarrë një peticion online për t’i kërkuar autoriteteve të Instagramit t’i mbyllin profilin. Jo vetëm kaq, ato kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e shërbimeve sociale.

”Për mua është gjëja më normale në botë. E bëj me shumë kënaqësi dhe vë re se edhe ai e shijon këtë lidhje të ndërsjellë. Nuk pendohem aspak për këtë gjë dhe nuk lejoj asnjë mama, ose grua tjetër në botë, të më tregojë si duhet të ushqej dhe rris djalin tim. Ai ndihet i qetë dhe i sigurt. Do të vazhdoj ta bëj këtë gjë për aq kohë sa ai e do këtë gjë.” Nuk është hera e parë që rrjete sociale shpërthejnë kritikat dhe debati për shkak të gjidhënies, para disa muajsh ky rasti bëri gjithashtu namin./LIVING/

The post “Qëndroji larg, je një pedofile”, mbi qindra mama ”sulmojnë” në web gruan që ushqen me qumësht gjiri djalin 4-vjeçar autik appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy