Pse gjatë shtatzënisë ju prishen më shumë dhëmbët?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse gjatë shtatzënisë ju prishen më shumë dhëmbët?

Shëndeti i dhëmbëve gjatë shtatzënisë mund të rrezikohet nga ndryshimet hormonale tipike për nëntë muaj, të cilat i bëjnë mishrat delikatë.

 

Në këtë periudhë, në fakt, rritet niveli i estrogjenit dhe progesteronit në gjak, gjë që i bën muret e kapilarëve të gjakut më të depërtueshëm. Për këtë arsye, mishrat e dhëmbëve duken më të fryrë, të skuqur dhe rrjedhin gjak lehtësisht.

 

Advertisement

Kjo gjendje, e quajtur inflamacion i mishrave të dhëmbëve për shkak të shtatzënisë, prek më shumë se 20 për qind të nënave në pritje. Gratë me diabet gestacional ose që marrin ilaçe antikoagulante rrezikojnë më shumë nga inflamacioni i mishrave të dhëmbëve.

 

Zakonisht, çrregullimi zgjidhet spontanisht pas lindjes së foshnjës. Nëse jo, është më mirë të shkoni te dentisti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy