Pse është e domosdoshme vitamina E gjatë verës dhe cilat janë ushqimet permes së cilave e marrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vitamina E ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale. Ajo ka veti antioksiduese, të dobishme për të luftuar stresin, i cili nxit plakjen. Ndër burimet më të mira ushqimore të vitaminës E janë farat, në veçanti farat e lulediellit, frutat e thata si bajamet, lajthitë dhe arrat, ullinjtë dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër, por edhe perimet me gjethe jeshile. Vlen të përmendim edhe avokadon, manaferrat dhe rrushin.

Vitamina E lufton lodhjen. Falë veprimit të saj antioksidues, vitamina E nxit qarkullimin e duhur të gjakut. Për shembull, si një meze të lehtë të mëngjesit ose të pasdites, së bashku me fruta të freskëta, zgjidhni disa bajame ose fara luledielli. Vitamina E është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për shëndetin e trurit dhe neuroneve të tij. Mungesa e kësaj vitamine shoqërohet edhe me dobësi dhe lodhje të muskujve.

Marrja e ushqimeve që janë të pasura me to në dietë ju lejon gjithashtu të qëndroni larg lodhjes fizike. Vitamina E është gjithashtu një aleat në rritjen e mbrojtjes së lëkurës ndaj dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi në diell.

Kjo vitaminë përveçse ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe mbrojtëse, lehtëson përthithjen e vitaminës A, e cila është edhe aleate e lëkurës në luftën kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Pasurojeni sallatat shumë të zakonshme të perimeve me gjethe me ushqime të tilla si karotat apo kajsitë dhe me pak vaj ulliri.

Advertisement

Gjatë këtij muaji, konsumoni fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji dhe vitamine C. Ato do të sjellin hidratim se dhe do t’ju ndihmojnë me përmirësimin e sistemit imunitar. Luleshtrydhet janë një nga frutat më të shijshme. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C, fibrat, vitamina B dhe acidi folik. Ato ndihmojnë në rregullimin e proceseve të tretjes, zvogëlojnë ndjenjën e urisë, ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe anti-inflamatore. Luleshtydhet gjithashtu stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në forcimin e imunitetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy