Pse duhet të hani mollë në mëngjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse duhet të hani mollë në mëngjes

Të gjithë e dimë që “Një mollë në ditë e mban mjeku larg”, por të paktë janë ata që e nisin ditën duke ngrënë këtë frut. Deri më tani është besuar se bananja është fruti më i mirë për të ngrënë mëngjesin, por shtatë arsye përse duhet të hani një mollë sa të hapni sytë.

 

Lufton qelizat anormale

Hulumtuesit, bien dakord se ngrënia e mollëve, të pasura me flavonol, mund të ndihmojë në uljen e rre.zikut për zhvillimin e kan. ce rit të pankreasit deri në 23%. Shkencëtarët nga Universiteti Cornell kanë identifikuar disa enzima, përfshirë triterpenoidët e pranishme në lëkurën e mollës që kanë aftësinë të luftojnë qelizat kancerogjene në zorrën e trashë, mëlçi e gji.

Advertisement

 

Kocka të shëndetshme

Molla përmban kalcium. Gjithashtu, ky frut është i pasur me një lëndë ushqyese të rrallë, quajtur phloridzin. Hulumtimet kanë treguar se phloridzin mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të kockave. Gjithashtu, mollët përmban bor, i cili luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave.

 

Advertisement

Shëndeti kardiova skular

Mollët mund të ndihmojnë në parandalimin e veshjes së mureve të zemrës, një nga shkaqet e zakonshme të sëmundjeve kardiova skulare. Sipas Best Health, molla “parandalon kolesterolin të vishet e të ngurtësojë muret e arteries”.

 

Ul nivelet e kolesterolit

Advertisement

Fibrat dietetike të gjendura me shumicë tek mollës janë të tretshme e kjo do të thotë që këto fibra mund të “thithin” kolesterolin nga organizmi juaj, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq.

 

Redukton rrezikun e diabetit

Studimet kanë vërtetuar se ngrënia e mollëve jeshile mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit tip 2.

Advertisement

 

Ju mbron kundër sëmundjes së parkinsonit

Hulumtimet treguan se individët që konsumojnë fruta dhe ushqime të pasura me fibra, mund të mbrohen nga sëmundja e Parkinsonit, e cila është një gjendje e karakterizuar nga ndërprerja e prodhimit të dopaminës nga qelizat nervore. Shkencëtarët e kanë lidhur këtë me “luftën” që i bëjnë antioksidantët, radikaleve të lira.

 

Advertisement

Mbajtja e peshën nën kontroll

Molla është e pasur me fibra dietike dhe ngrënia e saj çdo mëngjes do t’ju mbajë të ngopur për disa orë deri sa të konsumoni vaktin e drekës pa prishur regjimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy