Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Eni Koçi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Eni Koçi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Këngëtarja Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë.

 

Ajo dhe partneri i saj, këngëtari Genc Prelvukaj janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Adea.

 

Advertisement

Lajmin e kanë bërë të ditur, vetë çifti i artistëve përmes postimeve në Instastory.

 

Krahas një fotoje ku shihet bashkë me Gencin duke mbajtur dorën e vogëlushes, Eni ka bërë një dedikim mjaft emocionues.

 

Advertisement

 

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten“, shkruan ajo.

 

Advertisement

 

Ndërkohë, Genci ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

 

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.”, shkruan ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy