Nuk është se Mbretëresha Elizabeth ka qënë një nënë e ftohtë ose e shkëputur – ajo ishte thjesht ishte një mama që duhet të punonte çdo ditë. Menjëherë pasi u ngjit në fron, Mbretëresha Elizabeth filloi një turne gjashtë-mujor dhe la fëmijët e saj të vegjël në shtëpi. Duket e çuditshme nga standardet e sotme, por ishte shumë më e zakonshme në atë kohë.
Mbretëresha Elizabeth dhe burri i saj Princi Philip kanë katër fëmijë – Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andree dhe Princi Edward. Publiku shqetësohet më së shumti për princin charles sepse ai është i dyti në radhë për fronin dhe do të bëhet monarku në fuqi kur nëna e tij tëndërrojë jetë.
Por për rolin e saj si nënë ka folur vajza e saj e vetme ANNE.
“Unë thjesht nuk besoj se ka ndonjë provë çfarëdo që sugjeron se ajo nuk ishte e kujdesshme”, shpjegoi Princesha Anne në një intervistë. “Unë nuk besoj se ndonjë prej nesh ka një mendim ndryshe nga ky. Nuk është e vërtetë që asaj si ka interesuar për ne, thjesht i është dashur të punojë shumë.”
Megjithëse u mbështet shumë nga stafi, Mbretëresha Elizabeth u sigurua të kalonte kohë me fëmijët e saj dhe gjithmonë priste me padurim “natën e Mabel-it” kur ajo mund të kujdesej personalisht dhe t’u lexonte foshnjave të saj pa dado të pranishme.
Është e vërtetë që Princi Andreë dhe Princi Edëard morën më shumë vëmendje pasi ata lindën më vonë kur punët e Mbretëreshës ishin ëm të pakta.
Si Princesha Anne ashtu edhe Mbretëresha Elizabeth kanë një dashuri për kuajt dhe sportet e kuajve të cilat shërbyen si një temë lidhëse midis tyre ndër vite. Anne fitoi dy medalje argjendi dhe një medalje të artë në Kampionatin Evropian të kalërimit. Ajo është gjithashtu është anëtarja i parë i familjes mbretërore që garon në Lojërat Olimpike./ Living
The post Princeshë Ana flet për herë të parë për Mbretëreshën Elisabetë/ Si është ajo si mama? appeared first on Vizion Plus.