Në një ceremoni të vogël familjare Princi Harry dhe Meghan Markle  pagëzuan vajzën e tyre Lilibet Diana, por askush nga familja mbretërore britanike nuk ishte i pranishëm. Mediat rozë raportojnë se vogëlushja u pagëzua në shtëpinë e tyre në Montecito të Kalifornisë dhe megjithëse ftuan mbretin Charles, Camilla, Princin William dhe Kate Middleton në ceremoni, asnjë prej tyre nuk mori pjesë.

 

“Mund të konfirmoj se Princesha Lilibet Diana u pagëzua të premten, më 3 mars nga Kryepeshkopi i Los Anxhelosit, Më i Reverendi John Taylor”, tha një burim për çiftin për People.

Në pagëzimin e Lilybet Dianës ishin 20-30 persona, duke përfshirë nënën e Meghan Markle, Doria Ragland, kumbarin e Lilybet, Tyler Perry dhe kumbarën e saj, emri i së cilës nuk dihet ende. /Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";