Prej kohësh larg muzikës, Çiljeta Xhilaga bëhet profesioniste në drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prej kohësh larg muzikës, Çiljeta Xhilaga bëhet profesioniste në drejtësi

Këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej kohësh nga muzika.

Duket se kjo nuk është një zgjedhje e rastësishme, pasi ajo i është rikthyer sërish bankave të shkollës. Artistja ka kryer
Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se tashmë është e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit.

“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time.
Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike,kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale, njëë dege që më ka terhequr gjithmone.
Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.
Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi!
2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua🩵 #Çili”, shkruan këngëtarja./vizionplus.tv

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🎀 Ç𝓲𝓵𝓳𝓮𝓽𝓪 𝓧𝓱𝓲𝓵𝓪𝓰𝓪 🎀 (@ciljetaxhilaga)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy