Po mendoni të bëni një tatuazh, dermatologët këshillojnë të bëni kujdes me nishanet për këtë arsye

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po mendoni të bëni një tatuazh, dermatologët këshillojnë të bëni kujdes me nishanet për këtë arsye

Ndryshimet në formën dhe strukturën e nishaneve janë ndër shenjat e para të melanomës dhe formave të tjera të kancerit të lëkurës. Zakonisht mbikëqyrja sistematike është hapi i parë dhe mënyra më e mirë për të vetë diganosikuar nëse ekziston një problem dhe nëse duhet të bëni një vizitë te një dermatologu. Ndonjëherë ky hap nuk është edhe aq i lehtë pasi shumë njerëz nuk e kuptojnë se ka diçka që nuk shkon me nishanet e tyre. Shenjat e hershme janë akoma më të vështira për t’u dalluar nëse mbi to keni bërë një tatuazh. Dermatologët tregojnë se tatuazhet sipas nishaneve janë e rrezikshme, sidomos nëse punohen me bojë të zezë ose blu.

 

“Unë do të thoja se 80-90% të pacientëve kanë tatuazhe dhe të paktën 30% kanë më shumë se një,” tha Dr. Alexander Witkowski, një asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë OHSU. Ai dhe gruaja e tij Dr. Joanna Ludzik, bashkëpunuan për zbulimin e kancerit më të vogël të lëkurës.

 

Advertisement

Po mendoni të bëni një tatuazh, dermatologët

 

Ata shpjegojnë se duhet të kontrolloni vazhdimisht lëkurën për të parë nëse keni ndonjë problematikë të caktuar. Ky vëzhgim duhet të bëhet çdo 3-4 muaj së bashku me një vizitë te dermatologu dhe tatuisti përpara se të vazhdoni me procesin e bërjes së një tatuazhi. Nëse vërtet dëshironi të bëni një tatuazh në një pjesë të trupit ku keni nishane, Witkowski dhe Ludzik këshillojnë që punimi i tyre të bëhet rreth tyre në mënyrë që sipërfaqja të qëndrojë tërësisht e paprekur. Distanca mes bojës dhe nishanit duhet të jetë të paktën 1 milimetër. Kështu, nëse nishani rritet ose ndryshon formë, do të mund ta vini re sepse vetë tatuazhi nuk do duket më njësoj.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, nëse ju ka ndodhur të vendosni bojë sipër nishaneve, duhet të bëni kontrolle më të shpeshta të cilat mund të zgjasin më shumë sesa normalisht, sidomos nëse disajnet e zgjedhura janë të mëdha. Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të ngjyrës, pasi boja e zezë ose blu bëjnë që melanoma mos të duket edhe aq qartë. Si rrjedhojë, shumë njerëz detyrohen t’i nënshtrohen një biopsie për të kuptuar më shumë dhe për të marrë masat e para paraprake./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy