Përhapja e virozave, mjeku pediatër flet për kollën e bardhë, çfarë duhet të bëjnë prindërit në kushte shtëpie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përhapja e virozave, mjeku pediatër flet për kollën e bardhë, çfarë duhet të bëjnë prindërit në kushte shtëpie

Mjeku pediatër Bektash Mandri foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus për përhapjen e virozave.

Në një intervistë për moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, mjeku pediatër tha se situata e virozave ka qenë më e rënduar këtë vit në krahasim me vitet e tjera.

Mjeku iu refreua rasteve të shtuara me kollën e bardhë ( kolla e mirë) veçanërisht te fëmijët.

Mandri tha se shumë prindër i janë drejtuar klinikave mjekësore për të marrë ndihmë të specializuar për fëmijët e tyre, të cilët në shumicën e rasteve shfaqin kollë të theksuar dhe shumë intensive që zgjat më shumë se një muaj.

Advertisement

Karakteristikë e kollës së bardhë është që ajo zgjat më shumë se llojet e tjera të kollës dhe  acarohet më shumë gjatë natës, tha pediatri.

“Kolla e bardhë është më e theksuar natën dhe nuk qetësohet nga medikamentet që qetësohet zakonisht. Kolla e bardhë kap edhe fëmijët edhe të rriturit. Shkakton edhe të vjella. Në këtë periudhë kemi pasur moshën 7 deri në 15 vjeç, kemi mosha edhe më të vogla”, tha mjeku pediatër.

Më tej mjeku pediatër ndau në studion e “7 pa 5” disa këshilla për prindërit.

“Referuara klinikës që ka kolla e bardhë, ajrosni ambinetet e shtëpisë. Mbani temperaturën e ambinetit 20 me 22 gradë dhe ajrit nuk duhet të jetë i thatë”, tha doktori./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy