Industria e filmit ka ndikuar shumë në perceptimin tonë të seksit, herë pozitiv e herë negativ. Ka raste kur është e vështirë të njohësh se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, ndërsa është krijuar përshtypja se gjithçka bëhet në mënyrë perfekte dhe pa gabime.

 

Megjithatë, realiteti nuk është kështu. Ka stres, emocione të pakëndshme dhe shumë mendime të dyta për trupin dhe performancën tone, pranojnë yjet e pornografisë. Ato kanë ndarë gabimet që mund të bëhen në shtrat dhe si mund të rregullohen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kërkoni reagime: “Ashtu si në vendin tuaj të punës, në shtrat duhet të dini nëse performanca juaj është e mirë dhe efektive”, tha ylli i filmit erotik Joanna Angel. Komunikimi është shumë i rëndësishëm gjatë seksit dhe mund të rrisë psikologjinë dhe vetëbesimin tuaj, shtoi ajo. “Disa njerëz nuk janë aq me përvojë dhe mund të mos dinë saktësisht se çfarë duan dhe si, prandaj shikoni partnerin tuaj në sy, zbuloni se çfarë e bën atë të buzëqeshë dhe të kalojë një kohë të mirë dhe të shijoni këto momente së bashku”, sugjeroi Angel.

 

Ju gjithmonë ia lini kontrollin tjetrit: Secili çift zhvillon kodet e veta të komunikimit dhe ritmet e veta gjatë aktit seksual. Julia Ann, e cila merr pjesë në filma pornografikë, theksoi se çelësi i kënaqësisë reciproke ka të bëjë me dominimin në shtrat. “Marrja e iniciativës mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet më tërheqës dhe më seksi”, tha ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju nënvlerësoni lodrat e seksit: Për disa njerëz, lodrat e seksit dhe lojërat para aktit janë thelbësore për orgazmën. Për të tjerët, është humbje kohe. “Ato më ndihmojnë të relaksohem dhe të lidhem me partnerin”, thotë Julia Ann dhe këshillon të flitet me partnerin për t’i treguar sesi ndizesh.

 

Ju shqetësoheni për imazhin tuaj: Standardet e vendosura nga filmat porno nuk korrespondojnë me realitetin. Përqendrimi në pamjen e trupit tuaj, thjesht do t’iu bëjë të ndiheni keq. “Gabimi më i madh që bëra ishte që nuk e lashë veten të relaksohesha dhe nuk i tregova të dashurit tim atë që më pëlqente. Isha e shqetësuar se si dukesha apo nëse atij i pëlqente ajo që po bëja”, tha Julia Ann.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ju shmangni kontaktin me sy: Ky është një tjetër gabim, sipas Tasha Reign, e cila punon në industrinë e pornografisë. Ajo shprehet se kontakti me sy do ta bëjë momentin më të veçantë dhe do t’ju sjellë më afër partnerit tuaj. “Intimiteti nuk arrihet thjesht përmes depërtimit, por përmes kontaktit në një nivel shpirtëror. Shikoni në sy. Dëgjoni dhe ndjeni njëri-tjetrin”, theksoi ajo.