S’ka asgjë më të sikletshme se të qëndroni pranë dikujt që vuan nga problemet me erën e gojës, apo e kundërta, të qëndroni me frikën se mund të shqetësoni të tjerët me aromën tuaj të gojës. Sado që mund të përtypni karamele ose çamçakëzë, ato janë një zgjidhje e përkohshme dhe e jashtme e problemit. Ky është një problem që duhet trajtuar së brendshmi dhe përzierja e përbërësve me veti të fuqishme pastruese për organzimin, do të jetë çelësi për problemin tuaj.
Përbërësit:
2 mollë mesatare
1 limon
5 gjethe lakre
1 tufëz majdanoz
1 copë xhinxher
-Lani me kujdes të gjithë përbërësit
-Shtrydhni limonin për t’i marrë lëngun
-Përzieni gjithë përbërësit në frulator
-Pijeni menjëherë për t’u siguruar që antioksidantët të jenë të gjithë aty
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, një nutrient me antioksidantë dhe veti antibakteriale.
Lakra hyn tek perimet kruçifere të cilat kanë veti të eliminojnë toksinat dhe bakteret. Përmbajnë edhe squfur i cili detoksifikon trupin.
Majdanozi suporton veshkat dhe sistemin tretës duke eliminuar substancat helmuese nga trupi.
Xhinxheri lufton inflamacionin dhe trupi nuk i lejon bakteret të mbijetojnë, përfshirë dhe ato që shkaktojnë erën e keqe të gojës./ Living