Pastori Akil Pano, e ka cilësuar industrinë e pornos si një nga më shkatërrimtaret për shoqërinë njerëzore.

Ndërsa ishte i ftuar në “Albano Shoë” në Vizion Plus këtë të premte, Pano ka treguar historinë e një çifti shqiptar të cilët shihnin vazhdimisht filma porno.

Ai tha se pas disa kohësh lidhja e tyre kaloi në tradhti, pasi burri kishte nisur një histori jashtë martesore.

Më vjen dikush dhe më thotë që hera herës shihnin filma porno. I thashë si ka mundësi që gruaja jote sheh organet e një mashkulli tjetër dhe ti të një femre tjetër, Na ndez më tha. Kaluan disa muaj dhe mësova se flaka e kësaj ndezjeje ishte bërë aq e madhe se ky burri kishte nisur një marrëdhënie jashtëmartesore. Fatkeqësisht burrat raportin e tyre intim me gruan në shtrat duan ta organizojnë sipas një modeli që shohin në porno, pra duan ta bëjnë gruan një prostitutë”, tha Akil Pano.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";