Pandemia, penalizoi turizmin kulturor, vitin e shkuar, numri i vizitorëve, pësoi një rënie me 80 për qind në gjithë muzetë në vend.
Ky fenomen u reflektua edhe në muzeun “Shtëpia e Gjetheve”, i cili shënoi një rënie të ndjeshme të numrit të vizitorëve.
Sipas drejtoreshës, Etleva Demollari 80 për qind e vizitorëve kanë qenë shqiptarë. Për shkak të mbylljes së kufijve.
Por, ky fillim vit ka ndezur shpresën thekson Demollari.
“Jemi në mesin e muajit janar, dyert i kemi hapur që më tre janar. Kemi rreth 107 vizitorë. Kemi nisur mbarë këtë vit. Ndoshta edhe pse Muzeu Kombëtar është i mbyllur.”
Ndërkohë që kanë nisur edhe takimet duke respektuar protokollet e pandemisë, mes ish të përndjekurit politik, Uran Kostreci me nxënësit e shkollave. Qëllimi i tyre është rrëfimi i terrorit komunist për brezat.
“Duke zbatuar gjithë protokollet, ne i kemi vazhduar aktivitet tona me aq mundësi sa kemi pasur. Bëhen grupe me nga 10 nxënës. Numri i aktiviteteve është ulur, por i vazhdojmë bisedat me drejtoritë e shkollave.”
Ky muze është nderuar edhe me çmimin e rëndësishëm “Muzeu i Këshillit të Evropës” në dhjetor të 2020.
Projektet,“Kujto për të mos harruar”si edhe konkursi “Mbresat”, do të vazhdojnë pavarësisht pandemisë./abcnews.al