Rana e Hedhun në bregdetin e Lezhës është një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit jo vetëm të zonës por edhe ata të ardhur nga Kosova e qytete të tjera të vendit.
Pushuesit thonë se u pëlqejnë kushtet në këtë plazh ndërsa çdo vit e më shumë përmirësimi është i dukshëm. Gjithsesi shqetësim për ta mbeten ndërtimet pa kriter.
Për bizneset e zonës ecuria e këtij sezoni veror është e mirë. Operatorët turistik në Ranën e Hedhun janë të kënaqur me sezonin dhe kanë pritshmëri të larta edhe për muajin gusht.
Rana e Hedhun vlerësohet nga pushuesit jo vetëm për detin e pastër, por edhe për natyrën që rrethon zonën e plazhit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";