Episiodi i kësaj të shtune në “Jonidas’room” në Vizion Plus ka nisur ndryshe,këngëtarja Jonida Maliqi ka zhvillur një intervistë me gazetarin Vlorijan Halili për “Prive”.
Mirëpo gazetari i njohur i cili ka intervistuar thuajse gjithë personazhet e showbiz nuk i ka shpëtuar një interviste nga e cila ka zbuluar shumë detaje ekskluzive në “Jonida’s room”.
Pyetur nga Jonida se cilët janë personazhet të cilët ka shënuar në listën e zezë dhe nuk do i intervistojë kurrë Vlorijan përmendi shtëpinë diskografike “On record” me të cilët ka patur një incident dhe këngëtren Dafina Zeqirin.
“Personazhet me të cilët nuk do bëjë intervistë kurrë sepse kam patur një incident me ta është “On record” që kanë patur aso kohe në menaxhim Kidën,Mozzik dhe krejt ata.Unë nuk kam asgjë kundër artistave. I përkasin një shtëpie të cilës unë e kam mbyllur kapitullin e jetës. Unë me ta nuk bëj më kurrë intervistë. Unë nuk kam asgjë kundër artistave. I përkasin një shtëpie të cilës unë e kam mbyllur kapitullin e jetës. Unë me ta nuk bëj më kurrë intervistë. Dhe një tjetër personazh me të cilin nuk kam raporte të mira për shkak të një interviste që kemi bërë Dafina Zeqiri. Nuk kam gjë kundra Dafinës,e cmoj shumë si këngëtare, më pëlqen shumë stili i saj dhe forma si i sjell këngët në treg por kam tentuar disa herë të bëj intervistë me të dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më pas kam bërë një story në bazë të përgjigjeve të saj dhe aty ka plasur një mosmarrëveshje. Nuk ka pasur asnjëhrë asnjë kërcenim ka kaluar në heshtje e gjitha por thjesht jemi larguar nga njeri-tjetri dhe jetojmë të lumtur.”
Advertisement
Ndër të tjera gazetari njohur tregoi dhe personazhet që ka shumë përzemër dhe që I bën me shumë dëshirë pjesë të emisionit.
“Miqtë që e shohin emisionin të paktën e dinë. Një është Jonida Maliqi sepse nuk kalojnë 5 muaj të plota dhe unë ty të telefonoj për intervistë. Kam një kimi me ty. Tjetër personazh që kam shumë përzemër të cilët të tjerët mund ta njohin ndryshe,por është tjetër personazh jashtë kamerave është Bleona Qereti. Dhe personazhi tjetër është Rozana Radi e cila është shumë shpirt. Lori Kacka dhe Teuta Selimi të cilat i dua shumë”, përfundoi gazetari.