Princi Louis ka rrëmbyer sërish vëmendjen e opinionit publik në Britaninë e Madhe teksa në festimet zyrtare të ditëlindjes së gjyshit të tij, Mbretit Charles III, ka përsëritur gjestet e ëmbla fëmijërorë që bëjnë paparacët të fokusojnë kamerën tek ai.
Louis pati të gjithë vëmendjen gjatë shëtitjes me karrocë dhe daljes së përbashkët në ballkon të familjes mbretërore me rastin e Trooping of the Colour.
Në pamjet e adhurueshme të udhëtimit me karrocë, Louis mund të shihet duke rrudhosur fytyrën e tij, duke drejtuar gishtin nga qielli, duke shtrënguar hundën apo duke tundur flokët e tij, me ekspertët që sugjerojnë që sjellja e tij pa filtra ka magjepsur britanikët.
Kur Familja Mbretërore më vonë u shfaq në ballkonin e Pallatit Buckingham për të parë një fluturim të avionëve ushtarakë të ‘RAF’, Louis mbuloi veshët, nxori krahët dhe përshëndeti me dorë avionët lart.
Princi i ri ka fituar dashurinë e kombit me veprimet e tij në ballkonin e Pallatit Buckingham./Living/