Përse të harxhosh para për të blerë akullore, kur mund t’i bëni fare mirë vetë në shtëpi? Nuk keni pse shqetësoheni në rast se nuk keni makinën e posaçme për përgatitjen e tyre, mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe brenda pak minutash do të shijoni diçka shumë ndryshe.

 

Përbërësit:  400 ml panna e ftohtë nga frigoriferi, 250 g qumësht i kondesuar (panda), lajthi të pjekura, karamel, çokollatë, fruta pylli etj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për karamelin: mund ta përgatitni si më poshtë sipas recetës së Michel Roux (ju duhen 20 minuta afërsisht), 50 g sheqer, 40 g gjalpë i butë, 200 ml panna një majë thike kripë.

 

Përgatitja: Në një tenxhere të vogël që nuk ngjit, përziejmë gjalpin me sheqerin. I vëmë në flakë të ulët, duke i përzier pa ndërprerje derisa përzierja të marrë ngjyrë karamel (afërsisht 15 minuta). Më pas e heqim nga zjarri, hedhim panën, kripën duke e përzier me lugë druri dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. Pas kësaj kohe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer. Bëjmë marengë me panna-n me rrahësin elektrik të vezëve, më pas shtojmë pjesë-pjesë qumështin e kondensuar dhe i përziejmë me spatul, me lëvizje delikate. Shtojmë salcë frutash ose karamel sipas dëshirës, e përziejmë me delikatesë dhe këtë. E hedhim kremin në një tas me kapak që e duron temperaturën e ngrirjes (nëse keni kuti akullore bosh) dhe e lëmë për 6 orë. Pas kësaj kohe, e shpërbejmë menjëherë pasi ajo shkrin shpejt në temperaturë ambienti./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";