Ngrënia në orët e vonshme është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngrënia në orët e vonshme është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e posaçërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke shikuar ndonjë emision televiziv.Por ekspertët shëndetësorë janë duke i paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë fenomen sepse ngrënia gjatë natës mund të shpie në probleme serioze shëndetësore.

 

Suzanne Jezek-Arriaga ka treguar se shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë. Rrallëherë njerëzit hanë gjatë natës pemë apo perime.

 

Advertisement

Dhe, përveç se konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.

 

Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes e çrregullon sistemin e gjumit. /Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy