Besojeni apo jo, nuk duhet të jeni në rrezet e diellit direkte dhe të plotë për të marrë një nxirje.
Për sa kohë që drita ultravjollcë nga rrethina juaj reflektohet tek ju, atëherë lëkura po e thith atë. Kjo mund t’ju ndodhë në një mal apo edhe nën një çadër në një plazh. Rëra reflekton fuqishëm rrezet e diellit.
Nëse jeni afër saj dhe dielli është jashtë, ju do të merrni ngjyrë, përveç nëse i gjithë trupi juaj është i mbuluar. Ose mund të jeni pranë një pasqyre ose një sipërfaqe me shkëlqim që po hedh shumë rreze dielli në lëkurën tuaj pa e kuptuar ju.
Edhe nëse jeni në hije, do të keni një nxirje. Prandaj, sigurohuni që të mbani gjithmonë krem kundër diellit si mbrojtje në lëkurën e ekspozuar, edhe nëse planifikoni një ditë në hije.
Ndërkohë që për disa një nga shqetësimet kryesore është edhe nxirja e trupit këtë sezon veror, për ‘të pafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, ju listojmë tre ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt. Patatet e ëmbla, brokoli dhe kungulli nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";