Për vlerat e mishit të pulës kemi folur shumë, por për mëlçitë jo. Përveç shijes së mirë ato kanë vlera të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Më poshtë do të lexoni cilat janë:
Vitaminat
Mëlçitë e pulës janë të pasura me vitamina. Sipas Healthy Living, mëlçitë e pulës përmbajnë vitamina A, B dhe D. Vitamina A është e dobishme për shikimin dhe vitamina B është thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit nervor. Ndërsa vitamina D promovon shëndetin e lëkurës dhe kockave. Më saktë, mëlçia e pulës përmban 5.864 njësi vitamine A, 3.000 njësi prej të cilave janë norma ditore për gratë dhe 2.300 për burrat. Përmban gjithashtu 7.41 mikrogramë vitaminë B12 e cila është pothuaj 7 herë më e madhe se vlera ditore e rekomanduar. Sipas Live Strong, vitamina B12 parnadalon zhvillimin e anemisë dhe ndihmon trupin të gjenerojë rruaza të kuqe të gjakut dhe rrit nivelet e energjisë së trupit. Mëlçia e pulës përmban gjithashtu 250 mikgrogramë acid folik, nga 400 mikrogramë që është doza ditore e rekomanduar. Është e pasur në folate, të cilat janë thelbësore për fertilitetin dhe parandalimin e defekteve në lindje.Gjithsesi, Food Standarts Authority rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos hanë shumë mëlçi, pasi doza e tepërt e vitaminës A mund të dëmtojë bebin.
Terapi për kancerin
Mëlçitë e pulës mund të jenë të dobishme në menaxhimin e sëmundjes së kancerit. Sipas uebsajtit të Dr.Axe, fizikan i mjekësisë natyrale, mëlçia është përdorur prej vitesh dhe është përfshirë edhe në të ashtuquajturën Gerson Therapy. Në këtë program, pjesmarrësve u kërkohej të konsumonin 13 gota lëng perimesh në ditë, të hanin mëlçi viçi, bishtaja kafeje dhe perime të gjalla. Sipas mjekut, mëlçia ishte përfshirë në protokollin kryesor për shërimin e pacientëve me kancer.
Terapia Gerson lejonte dyfishimin e normës së okigjenit, mungesa e të cilit lidhej me sëmundje të ndryshme degjeneratie. Për më tepër, aktivitetet metabolike stimulohen pas përmirësimit të gjendjes së tiroides dhe suplementeve të kaliumit si dhe eliminit të tepër të kriprave, proteinave, yndyrave dhe toksinave të tepërta./ Living