Shumë procese të rëndësishme në trupin tonë kontrollohen nga hormonet. Pra, kur prodhimi i hormoneve ndërpritet, ndikon në sjelljen, mirëqenien dhe pamjen tonë. Por si të kuptojmë se problemi është shkaktuar nga hormonet, dhe cili prej tyre saktësisht?

Puçrrat dhe pikat e zeza mund të shfaqen nëse poret tuaja janë të bllokuara. Sidoqoftë, disa mjekë pohojnë se shfaqja e papritur e puçrrave shpesh mund të shkaktohet nga ndryshimet e papritura hormonale në trup. Për shembull, një nivel shumë i ulët i androgjenit çon në akne në të gjithë trupin. Gjëra të tilla shpesh mund të vërehen gjatë viteve të adoleshencës.

Sipas endokrinologëve, arsyeja pse shpesh keni dhimbje koke (përveç stresit dhe lodhjes) mund të jetë niveli i ulët i estrogjenit. Estrogjeni është një hormon femëror i cili prodhohet në vezore dhe kontrollon të gjitha proceset metabolike në tru dhe palcën kurrizore.

Pagjumësia është një shenjë shumë e rrezikshme sepse mund të lidhet me një nivel të ulët të progesteronit. Dr Traci Johnson, specialist i gjumit, thotë se progesteroni është relaksues natyral. Mund të qetësojë dhe normalizojë gjumin. Ndryshimet në nivelin e këtij hormoni shpesh çojnë në pagjumësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Akademisë së Mjekësisë Psikosomatike, estrogjeni dhe progesteroni janë shumë të ulëta tek gratë që sapo kanë lindur. Kjo është arsyeja pse disa gra mund të kenë probleme gjatë gjumit në këtë periudhë. Por nuk duhet të ndodhë në situata të tjera.

Djersitja e papritur ose ethet janë shenjat më të zakonshme që ka diçka të gabuar në ekuilibrin tuaj hormonal. Hormonet kontrollojnë temperaturën e trupit, kështu që nëse keni një lloj çekuilibri, mund të ndiheni shumë vapë papritmas.

Shenja të tjera të një mos balancimi hormonal janë: Rënia e flokëve, dëshira e madhe për të ngrënë, harresa, probleme me tretjen dhe shtimi në peshë./ Living

The post Nga pagjumësia tek puçrrat e papritura/ Shenjat e çrregullimeve hormonale appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";