Nga Kate Middleton te mbreti Charles III, anëtarët e Familjes Mbretërore kanë pasur një impakt të jashtëzakonshëm tek njerëzit ndër vite. Dikush i diplomuar e dikush tjetër jo, në këtë artikull po ju zbulojmë disa foto dhe detaje nga periudha e tyre në universitete.


Mbreti Charles bëri histori pasi ishte i pari nga familja mbretërore britanike që u diplomua. Nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth nuk ishte. Ajo nuk kishte ndjekur kurrë ndonjë shkollë, por ishte mësuar gjithmonë në Pallat nga mësues privatë.


Djali i madh i Mbretëreshës Elizabeth shkoi në Universitetin e Kembrixhit në vitin 1967 për të studiuar Arkeologji dhe Antropologji në Kolegjin Trinity. Më pas studioi për ‘Histori’ dhe u diplomua në vitin 1970.


Princi Edward, vëllai i mbretit Charles, studioi në Kolegjin Jesus në Kembrixh. Pranimi i tij në universitet ngjalli shumë kritika për shkak të rezultateve të tij të dobëta pas largimit nga kolegji. Duka u diplomua në vitin 1986.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";


Midis brezit të ri të mbretërve, ka shumë më tepër të diplomuar. Princi William, për shembull, ishte një nga studentët e Universitetit St. Andrew, në Skoci. Së bashku me të ishte edhe Kate Middleton.


William filloi studimet e tij universitare në Histori Arti, por më vonë kaloi në ‘Gjeografi’, duke u diplomuar në 2005.


Pikërisht në bankat e Universitetit të St. Andrew, Princi William u takua me Kate Middleton. Ajo u diplomua në vitin 2005 me një diplomë në ‘Histori Arti’.


Në Windsor nuk janë vetëm William dhe Kate që zgjodhën të vazhdonin studimet pas kolegjit. Princesha Eugenie, u diplomua në Universitetin e Newcastle për ‘Histori Arti dhe Letërsi Angleze’. Dhe të mendosh që në fillim ajo u refuzua nga instituti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";


Beatrice, motra e Eugenie, u diplomua më 9 shtator 2011 nga Goldsmiths, Universiteti i Londrës në ‘Histori’.


Peter dhe Zara Phillips, fëmijët e Princeshës Anne, u diplomuan në Universitetin e Exeter, Devon. I pari, në ‘Shkencat Sportive’ dhe e dyta, në ‘Fizioterapinë e Kuajve’.


Po ashtu në oborrin mbretëror holandez, Princesha Amalia, e bija e mbretit William dhe mbretëreshës Maxima, u regjistrua në Universitetin e Amsterdamit me një specializim në ‘Shkenca Politike’, ‘Psikologji’, ‘Drejtësi’ dhe ‘Ekonomi’./Living/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";