
Në qoftë se problemi juaj më i madh i këtyre muajve të fundit është pagjumësia, Living e ka zgjidhjen e duhur që ju nevojitet. Sipas një studimi të kohëve të fundit personat që zgjedhin ilaçet për të fjetur janë më të predispozuar drejt kancerit. E ndërkohë që mendoni a është ky studim i saktë apo jo, po sikur mos t’i provoni fare ilaçet? Zgjidhmi njërin nga këto ushqime dhe do rregulloni gjumin tuaj dhe do të shpëtoni nga ky problem një herë e mirë:
Mjalti: Hidhni një lugë mjaltë në një gotë me qumësht ose në çajin tuaj të preferuar.Ky përbërës ul nivelin e hormonit orexin,i cili është shkaktari kryesor i pagjumësisë.
Banania: Anashkaloni ushqimin e rëndë më yndyrë dhe hani një banane. Ajo është e pasur me kalium, një mineral i cili është ideali për një gjumë të thellë dhe të qetë.
Fasulet: Vitamina B ndihmon në trajtimin e pagjumësisë. Fasulet janë të pasura më këtë vitaminë, ndaj dhe nëse i hani në një sallatë do ju vijnë në ndihmë për të fjetur më shpejt.
Lajthitë: Një grusht me lajthi është një racion i mjaftueshëm për t’ju ngopur, por dhe për t’ju ndihmuar të flini mirë. Zakonisht lajthitë apo farat e kungullit kanë një përbërës të lartë qetësues.
Kosi: Një gotë me kos do të ishte ideali përpara se të shtriheni për të fjetur. Ai përmban kalcium i cili ndihmon në procesin e gjumit.
Lëng qershie: Qershitë janë të pasura me melatoninë dhe sipas studimeve të shumta të pish rregullisht lëng qershie apo t’i hash ato çdo darkë, ju ndihmon të flini sa më qetë.