Siç dihet, vezët janë shumë të shëndetshme dhe të gjithë i konsumojmë, sidomos në vaktin e mëngjesit. Sipas një studimi shkencor është mirë që ta njohim mirë ngjyrën e të verdhës së vezës jo vetëm për përfitime shëndetësore, por edhe për njohuri të përgjithshme.

 

E ajo tregon pikërisht për sasinë e dritës së diellit që merr pula si dhe nëse ka hapësirë të mjaftueshme në vendin ku qëndron. Shumica e pulave nuk kanë parë rreze dielli pasi janë të mbyllura në kafaze të vogla të rrethuara nga të tjera pula e pikërisht e verdha e vezëve të këtyre pulave është më e zbehtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E nëse e verdha e vezës është e errët dhe më e trashë do të thotë se pula gëzon shëndet të plotë dhe vezët janë të shëndetshme. Shija e këtyre vezëve është më e mirë, gjithashtu e verdha e errët e trashë është më e shëndetshme se ajo e hollë.

 

Kështu që herën tjetër kur të hani vezë vini re ngjyrën e saj, nëse është e errët do të dalloni se shija është më e mirë dhe sigurisht më e shëndetshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";